Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministrja Gashi në Maqedoninë e Veriut: Ndërhyrjet ajrore të NATO-s, kthesë historike për gjithë rajonin

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve (ITKSHK) ka shënuar 25 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë. Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi mori pjesë në këtë jubile duke ritheksuar se sulmet ajrore të NATO-s ishin veprime të drejta historike …

Mbahen konsultimet politike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi

Sot, në Prishtinë u zhvilluan konsultimet politike në mes dy ministrive të punëve të jashtme të të dyja vendeve, nën udhëheqjen e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti dhe Sekretarit të Shtetit z.Milisav Raspopović. Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, koordinimin shumëpalësh, bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimet e fundit botërore. Fillimisht, Zëvendësministri …

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim Shefen e re të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennesy

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës z. Kreshnik Ahmeti, priti në takim Shefen e re të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, znj. Mary Ann Hennesy, e cila këto dite ka filluar detyrën në këtë pozitë. Fillimisht Zëvendësministri Ahmeti e uroi znj. Hennesy për emërimin e saj duke ofruar gatishmërinë e plotë të …

Ministrja Gërvalla në bashkëbisedim me mërgatën në Stuttgart: Mërgata bëri të mundur kthesën historike

Situata aktuale e sigurisë në Kosovë, regjistrimi i mërgatës, mësimi plotësues në gjuhën shqipe, votimi në Ambasada dhe Konsullata si dhe rikthimi i nënshtetësisë së Republikës së Kosovës ishin temat kryesore të bashkëbisedimit që Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mbajti me mërgatën në Stuttgart të Gjermanisë, me një pjesëmarrje dhe interesim …

Ministrja Gërvalla do të bashkëbisedojë me mërgatën në Gjermani

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, do të zhvillojë një bashkëbisedim me mërgatën në Gjermani. Qëllimi i këtij bashkëbisedimi do të jetë situata aktuale në Kosovë, regjistrimi i mërgatës, mësimi plotësues në gjuhën shqipe, votimi në Ambasada dhe Konsullata, rikthimi i nënshtetësisë së Republikës së Kosovës dhe tema të tjera. …

Ministrja Gërvalla në bashkëbisedim me studentë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Me ftesë të Universitetit të Gjakovës, “Fehmi Agani”, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka mbajtur sot një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, me temë “Kosova: Sfidat, mundësitë dhe vizioni për të ardhmen”. Këtij bashkëbisedimi i parapriu një takim me rektorin e këtij …

Ministrja Gërvalla në “Medica Gjakova”

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, zhvilloi sot një takim me organizatën joqeveritare “Medica Gjakova”, të udhëhequr nga znj. Mirlinda Sada. Kjo organizatë ka për qëllim përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik të grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë si …

Ministrja Gërvalla takon Përfaqësuesit e Përhershëm të shteteve të rajonit në NATO, prioritet siguria në Ballkan dhe integrimi i Kosovës

Vizitën në selinë e NATO-s, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla e përmbylli me një takim të posaçëm në një darkë pune me të gjithë Përfaqësuesit e Përhershëm të shteteve të rajonit, anëtarë të NATO-s, të Kroacisë, ambasadorin Mario Nobilo, të Turqisë, ambasadorin Zeki Levent Gumrukcu, …

“Shijo Kosovën” – Edhe këtë vit shumë organizime për diasporën nga MPJD dhe shoqëria civile

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla së bashku me zëvendësministren Liza Gashi, takuan sot përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, me të cilët kanë bashkëbiseduar për avancimin dhe fuqizimin e platformës kombëtare “Shijo Kosovën”, përvojat nga viti i kaluar, sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit për aktivitetet e këtij viti. Ministrja Gërvalla në fjalën e …

Ministrja Gërvalla viziton Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në NATO, në fokus agjenda integruese

Në kuadër të vizitës në NATO, Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe delegacionit të Republikës së Kosovës i është rezervuar një pritje e veçantë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në NATO, nga Ambasadori Ilir Gjoni dhe Përfaqësuesi Ushtarak në Komitetin Ushtarak, Gjeneral …