Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

MPJD nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Asociacionin e Komunave, për krijimin e Kolegjiumit për Diasporë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, z.Agim Aliun. Me këtë marrëveshje, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës planifikon përfshirjen e komunave në kuadër të programeve dhe aktiviteteve për dhe me diasporën. Saktësisht, qëllimi i këtij memorandumi …

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim delegacionin italian të kryesuar nga Nënsekretari i Shtetit për Punë të Jashtme

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, priti në takim delegacionin nga Italia, të udhëhequr nga Nënsekretari i Shtetit për Punë të Jashtme, z. Bendetto Della Vedova. Takimi u përqendrua në zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve shumë të mira mes të dyja vendeve. Thellimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes …

Kosova dhe Zvicra mbajnë konsultimet politike në kuadër të Ministrive të Punëve të Jashtme

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Kreshnik Ahmeti, dhe Sekretarja e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, znj. Livia Leu, të martën udhëhoqën konsultimet politike që u zhvilluan në Prishtinë midis delegacioneve të Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve. Përgjatë këtyre konsultimeve …

Ministrja Gërvalla pret në takim ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu – dy shtetet nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla, e ka pritur sot në takim homologun e saj, ministrin e Jashtëm turk, z. Mevlüt Çavuşoğlu. Në konferencën pas takimit, ministrja Gërvalla e ka falënderuar homologun turk për mbështetjen që shteti i tij i ka dhënë Republikës së Kosovës në fushën e shëndetësisë, arsimit …

Zëvendësministrja Gashi bashkëbisedon me organizatën STIKK

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj. Liza Gashi, është ftuar nga Shoqata e TIK në Kosovë, që të merr pjesë në edicionin e dytë të MarTECH, ku ka folur për planin dhe punën e MPJD-së sa i përket ndërlidhjes së teknologjisë informative me diplomacinë. Në fjalën e saj, zëvendësministrja Gashi ka thënë se …

Zëvendësministri Kreshnik Ahmeti takoi delegacionin e Komisionit për Integrime Evropiane nga Kroacia

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti sot në takim delegacionin e Komisionit për Integrime Evropiane nga Kroacia, të udhëhequr nga Kryetari i Komisionit, Domagoj Hajdukovic. Në takim mori pjesë edhe deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj, njëherit Kyretare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kroaci-Shqipëri dhe Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e …

Ministria e Punëve te Jashtme dhe Diasporës nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me IPKO Foundation në Fushën e Diplomacisë Publike

Sot, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, dhe Drejtoresha Ekzekutive e IPKO Foundation, znj. Abetare Gojani, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi në fushën e diplomacisë  qytetare dhe digjitale në Prishtinë. Ky memorandum ka për synim rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në diplomaci përmes programeve që kanë për qëllim forcimin e rolit …

Zëvendësministri Ahmeti mori pjesë në Ministerialin e SEECP në Selanik

Sot, Zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, z. Kreshnik Ahmeti, mori pjesë në Ministerialin e SEECP, në Selanik. Në fjalën e tij ai falenderoi Greqinë për presidencën e tyre të suksesshme, përgjatë një viti shumë të vështirë për rajonin, dhe i shprehi presidencës së ardhshme, Malit të Zi, suksese dhe zotimin për bashkëpunim të …

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim Alan Bowman ambasadorin e Kanadasë në Zagreb

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, priti në takim ambasadorin e Kanadasë në Zagreb, nga ku e mbulon Republikën e Kosovës, z. Alan Bowman. Zëvendësministri Ahmeti dhe ambasadori Bowman biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale në mes të dyja vendeve. Përveç tjerash në takim u diskutua edhe për situatën në rajon …

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Republikën e Kosovës

Prishtinë, 07 qershor 2022 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, priti në takim ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Republikën e Kosovës, z. Ronan Gargan. Zëvendësministri Ahmeti dhe ambasadori Gargan biseduan mbi raportet e shkëlqyeshme mes dy vendeve dhe shqyrtuan mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të tyre nëpërmjet bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si …