Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla-Schwarz u prit në takim nga kryetari i Lisbonës Carlos Moeda

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, së bashku me zëvëndësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu u pritën nga kryetari i qytetit së Lisbonës, Carlos Moeda, për të diskutuar bashkëpunimin kulturor dhe programet e shkëmbimit të të rinjve ndërmjet vendeve …

Kosova dhe Portugalia nënshkruajnë disa marrëveshje dypalëshe

Republika e Kosovës dhe Republika e Portugalisë gjatë një takimi të ministrave të jashtëm Donika Gërvalla Schwarz dhe João Gomes Cravinho në Pallatin Nacional në Lisbonë, për herë të parë në historinë e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve nënshkruan disa marrëveshje dypalëshe gjatë një ceremonie zyrtare më 21 mars 2023. Këto marrëveshje kanë për qëllim …

Java e Kulturës Jashtë vendit: shfaqja e Filmit “ZGJOI” në Lisbonë

Si pjesë e Javës së Kulturës së Kosovës jashtë vendit, u shfaq filmi “ZGJOI” në Cinema Ideal në Lisbonë. Filmi u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku, i cili duartrokiti mesazhin e tij të fuqishëm dhe rrëfimin prekës. “ZGJOI” tregon historinë e Fahrije Hotit, një grua e vendosur dhe e guximshme. Filmi tregon betejat dhe sfidat …

Ministrja Gërvalla-Schwarz takoi homologun portugez João Gomes Cravinho

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë, João Gomes Cravinho mbajtën një drekë pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Lisbonë. Gjatë takimit, ministrat diskutuan një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë bashkëpunimin në siguri, shkëmbimin kulturor, integrimin euroatlantik të Kosovës dhe zhvillimet rajonale. …

Ministrja Gërvalla takoi kryetarin e Parlamentit të Portugalisë Augusto Santos Silva

Gjatë qëndrimit në Portugali, delegacioni i Republikës së Kosovës, i përbërë nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvëndësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu u prit në Lisbonë nga …

JAVA E KULTURËS NË PORTUGALI

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Lisbonë u hap Java e Kulturës së Kosovës, me pjesëmarrje të delegacionit të Qeverisë të kryesuar nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvëndësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe zëvëndësministrja e …

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë,  Ambasadorin Ilhan Saygili

Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Zëvendësministri Kreshnik Ahmeti, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë,  Ambasadorin Ilhan Saygili. Të dy diskutuan mbi thellimin e raporteve të shkëlqyera midis dy vendeve, me theks të veçantë në organizimin e konsultimeve të dyta politike gjatë …

Ministrja Gërvalla takoi ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, priti sot në Kosovë ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Nikos Dendias. Gjatë takimit u diskutua në katër sy për progresin e dukshëm të Kosovës sidomos në fushën e ekonomisë dhe të sundimit të ligjit, procesin e …

Ministrja Gërvalla takoi kryetarin e Parlamentit të Kroacisë Gordan Jandrokovic

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u takua me Kryetarin e Parlamentit të Kroacisë “Sabor”, z. Gordan Jandrokovic. Në këtë takim u theksua fakti që Kroacia dhe Kosova, si dy shtete që ndajnë një miqësi të hershme …

Ministrja Gërvalla takoi kryeministrin kroat Andrej Plenkovic

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, ditën e dytë të takimeve e nisi me takimin me Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, z. Andrej Plenkoviç. Ministrja Gërvalla fillimisht e falënderoi Kryeministrin Plenković për mikpritjen e përzemërt gjatë vizitës së delegacionit kosovar në shtetin kroat. Marrëdhëniet …