Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

15 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës u festua edhe në Budapest

Ambasada e Republikës së Kosovës në Budapest ka organizuar pritje zyrtare me rastin e shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në mesin e shumë të pranishmëve, përfshirë korin diplomatik, përfaqësues të autoriteteve vendore, të partive politike dhe të organizatave e agjencive të ndryshme të Hungarisë, ambasadorja Gjeneza Budima, tha se “Hungaria ishte një …

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bangladesh ka organizuar mbrëmje festive, me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bangladesh, z.Güner Ureya tha para të pranishmëve se sfidat e këtyre viteve nuk ishin të lehta, por qëllimi për ta quar përpara Kosovën ishte i palëkundur. Ai tha se gjatë 15 viteve, Kosova ka bërë përparim të dukshëm në çdo fushë. “Sot kemi një shtet funksional, të qëndrueshëm me …

Në Hagë u shënua 15 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës

#Kosova15 Në një atmosferë festive, në mesin e shumë të ftuarve, ndër ta personalitete të njohura, ambasadorë, artist, miq e bashkëkombës, në Holandë u shënua 15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Ambasadori Dren Doli në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se 17 shkurti është një datë krenarie për të gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe …

Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë ka organizuar pritje zyrtare me rastin e shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Në mesin e shumë të pranishmëve kishte përfaqësues diplomatikë të shumë vendeve, pastaj autoritete vendore, përfaqësues politik, si dhe bashkëkombës nga Kosova dhe Shqipëria. Ambasadori Mehdi Halimi ndër të tjera tha se Republika e Kosovës është një histori suksesi dhe se vendi ynë është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Jemi krenarë që shohim përparimin …

15 vjetori i Pavarësisë të Republikës së Kosovës u festua edhe në Sofje

#Kosova15 Në kremtimin e përvjetorit të 15 të Pavarësisë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje ka organizuar një mbrëmje festive për të shënuar një nga datat më të rëndësishme të vendit tonë. Në pritjen solemne morën pjesë ministra, deputetë, drejtues të ndryshëm të institucioneve të vendit, diplomatë, pjesëtarë të diasporës, përfaqësues të mediave, biznesit …

Në Tiranë u shënua 15 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës

#Kosova15 Me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shqipëri organizoi pritjen zyrtare, në nder të kësaj dite të shënuar. Nderoj me praninë e tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj. “Kosova, shtet i lirë dhe i pavarur është përmbushja e amanetit të Ibrahim Rugovës dhe …

Ambasada e Republikës së Kosovës në Tokio ka organizuar pritje zyrtare me rastin e shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

#Kosova15 Në mesin e shumë të pranishmëve, përfshirë autoritete vendore përfaqësues politik dhe bashkëkombës nga Kosova e Shqipëria, ambasadori Sabri Kiçmari tha se që nga shpallja e pavarësisë Kosova ka arritur të zërë vendin e saj në grupin e shteteve të lira dhe të pavarur në Evropë, të vendos sistemin demokratik dhe të hyjë në …

Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm organizoi ceremoni në nderim të 15 vjetorit të Pavarësisë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm organizoi pritje diplomatike me rastin e shënimit të përvjetorit të 15 të Pavarësisë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të shumtë nga institucionet e vendit, ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Stokholm, pjesëtarë të mërgatës, figura të shquara që janë pjesë e jetës politike, …

Shënohet 15 vjetori i Pavarësisë të Republikës së Kosovës në Filadelfia

#Kosova15 Për nder të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot në Filadelfia është bërë ngritja ceremoniale e Flamurit të Kosovës në sheshin e Bashkisë së Filadelfias. Ambasadori Ilir Dugolli ka falënderuar autoritetet e Filadelfias dhe Shoqatën “Bijtë e Shqipes” për shënimin solemn të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. “Shënimi i 15 vjetorit …

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka kremtuar 15 vjetorin e shtetësisë së Kosovës

Në këtë mbrëmje festive kishte një numër jashtëzakonisht të madh mysafirësh, zyrtarë të lartë qeveritar, ministra, Ambasador të akredituar në RMV, kryetar të partive politike shqiptare, kryetar komunash, rektor universitetesh dhe shumë personalitete tjera nga vendi. Ambasadori Qehaja pati një fjalë rasti ku iu drejtua të pranishmëve duke i falenderuar për pjesëmarrjen e tyre në …