Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla në takim me Presidentin kroat Milanovic

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës së saj zyrtare në Kroaci, pati një takim me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, me të cilin bisedoi rreth marrëdhënieve të ngushta mes Kroacisë dhe Kosovës, situatës gjeopolitike në rajon dhe në Evropë, pozicionimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, dialogun …

Ministrja Gërvalla nis vizitën zyrtare në Kroaci

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka filluar sot vizitën e saj dyditore në Republikën e Kroacisë duke u takuar fillimisht me Ministrin për Punë të Jashtme dhe Evropë të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliç Radman. Ajo së pari falënderoi homologun e saj nikoqir për mikpritjen …

Në Berlin u shënua15 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Në një atmosferë kremte, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka organizuar pritje zyrtare me rastin e shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës me të ftuar të shumtë nga institucionet vendore, përfaqësues të korit diplomatik si dhe bashkëkombës. Para të pranishmëve, Ambasadori Ajeti vlerësoi lartë marrëdhëniet e shkëlqyera dhe historike ndërmjet dy shteteve …

Seminari i 16-të “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare në Diasporë” këtë vit do të mbahet në Vlorë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, në vijim të vizitës zyrtare në Tiranë, u pritën në një takim të veçantë nga ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, znj. Evis Kushi. Në fokus të këtij takimi ishin diskutimet …

Diaspora, fokus i diskutimeve të zëvendësministres Gashi në Tiranë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë ka zhvilluar takime të frytshme, fillimisht me zëvendësministret për Evropë dhe Punë të Jashtme znj. Megi Fino dhe znj. Artemis Malo, për të diskutuar mbi çështjet që ndërlidhen me diasporën, shkëmbimin e praktikave, mundësitë e bashkëpunimit në hapjen …

Zëvendësministrja Gashi: Angazhimi i diasporës shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Liza Gashi, sot ka marrë pjesë në inaugurimin e Shkollës Kombëtare të Kërkimit në TIK e cila është produkt i projektit PhD ICT EKS, që ka për synim zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të institucionit të arsimit të lartë në Kosovë përmes programeve të avancuara të doktoratës …

Ambasada e Republikës së Kosovës në Oslo ka shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë

Në një atmosferë solemne, Ambasada e Republikës së Kosovës në Oslo ka shënuar #15 vjetorin e Pavarësisë. Në mesin e shumë të pranishmëve, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të institucioneve vendore, ata të trupit diplomatik, përfaqësues të komunitetit shqiptar, intelektualë dhe figura publike në Oslo, u kremtua një nga përvjetorët më të rëndësishëm për shtetin e …

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ka shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ka shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë në zemër të Romës, në një atmosferë festive dhe të ngrohtë, së bashku me shumë përfaqësues të institucioneve italiane, politikanë e parlamentarë, ambasadorë dhe anëtarë të korit diplomatik, dashamirës e studiues të Kosovës, artistë e miq, të rinj e studentë, përfaqësues të …

Mbahet webinari Kosovë-Izrael, diskutohet për mundësitë e investimeve

Kosova dhe Izraeli kanë mbajtur webinari me temë: Prezantimi i ekonomisë së Kosovës dhe mundësitë për të investuar nga komuniteti biznesor i Izraelit.  Webinari u realizua  falë angazhimit të madh të Ambasadores jorezidente të Izraelit znj. Tamara Ziv, si dhe  të ngarkuarës  me punë të Republikës së Kosovës në Izrael znj. Ines Demiri. Mundësia e …

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb organizoi pritje zyrtare me rastin e shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Në mesin e shumë të pranishmëve kishte numër të madh të përfaqësuesve diplomatik në krye me doajenin Nuncin Apostolik, përfaqësues të lartë të shtetit kroat, i dërguari i posaçëm i Presidentit Milanović, z Pelicarić, kryeministrit Plenković, ministri Filipović, i kryetarit të Parlamentit Jandroković, z Ante Bačić, deputetja shqiptare Ermina Lekaj Perlaskaj, Shefi i Shtabit të …