Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti ka pritur sot në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, z. Matti Nissinen. Zëvendësministri Ahmeti në takim me Ambasadorin Nissinen, vlerësoi bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve, të cilat janë treguesi më i mirë i vullnetit politik për një partneritet dhe mbështetje të …

MPJD-ja paraqet diskutim me hisedarët rreth avancimit të diplomacisë publike

Me iniciativën e zëvendësministres Liza Gashi, Ministria e Punëve të Jashtme dhe  Diasporës ka filluar debatin me përfaqësues të organizatave joqeveritare, komunitetin e TIK-ut, akademikë dhe me ekspertë të fushës nga sektori privat, me synim rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në diplomaci përmes lansimit të programeve, me qëllim të forcimit të rolit të qytetarit diplomat, …

Ministrja Gërvalla takoi asistenten e Sekretarit të Shtetit të ShBA-ve për Çështje Politiko-Ushtarake, znj. Jessica Lewis

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork priti asistenten e Sekretarit të Shtetit të ShBA-ve për Çështje Politiko-Ushtarake, znj. Jessica Lewis. Në takim u bisedua për çështje të ndryshme që prekin politikën e jashtme, me theks të veçantë …

Zëvendësministrja Gashi: Kosova e përkushtuar në intensifikimin e marrëdhënieve me Portugalinë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, ka pritur sot në takim delegacionin nga Parlamenti i Portugalisë të përbërë nga Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, deputeti Sergio Sousa Pinto, Koordinatori Politik i Partisë Socialdemokrate dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme, deputeti Tiago Moreira de Sa dhe këshilltari …

Ministrja Gërvalla takon në Nju Jork ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit Al-Sabah

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është takuar sot në Nju Jork me ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit, Al-Sabah, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet bilaterale, rajonale dhe për sfidat globale lidhur me sigurinë e ushqimit, energjisë dhe ndryshimeve klimatike. Në takim me ministrin e Punëve …

MPJD diskuton me OJQ rreth edukimit joformal të të rinjve nga diaspora

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për herë të parë, ka organizuar një takim gjithëpërfshirës me organizata jo qeveritare, për të diskutuar rreth krijimit të një programi kombëtar vjetor të edukimit joformal për të rinjtë dhe fëmijët nga diaspora. Me nismën e zëvendësministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, përfaqësues të 12 …

Zëvendësministrja Liza Gashi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Portugali

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, javën që shkoi qëndroi në Lisbonë të Portugalisë në vizitë zyrtare. Ajo ishte pjesëmarrëse në seminarin “Udhëheqësit e rinj Evropian” 2022, të organizuar nga instituti kërkimor “Friends of Europe” në kuadër të së cilit zëvendësministrja Gashi është zgjedhur “Lidere e Re Evropiane” për vitin 2022. …

Zëvendësministrja Gashi mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Metropolis 2022”, të mbajtur në Berlin

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, ishte për vizitë në Berlin,si pjesëmarrëse e panelit në konferencën ndërkombëtare “Metropolis 2022”, kushtuar migrimit.Ajo udhëtoi në kryeqytetin gjerman me ftesë të ministrit Federal të Punës dhe Çështjeve Sociale të Gjermanisë, z. Hubertus Heil. Temë qendrore e “Metropolis 2022” ishte çështja e migrimit dhe politikat …

Zëvendësministrja Gashi priti në takim ambasadorin jo rezident të Katarit në Kosovë, biseduan për mundësinë e investimeve

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Katarit për Shqipëri, jo-rezident për Republikën e Kosovës, z. Ali Bin Hamad Al-Marri. Ambasadori Al-Marri në takim shoqërohej nga përfaqësuesit e Autoritetit Investues të Shtetit të Katarit, z.Mubarak Abdulaziz Al-Khulaifi dhe z. Ivan Dimov. Temë kryesore në …

Ministrja Gërvalla priti delegacionin hungarez të kryesuar nga presidentja e Hungarisë, Katalin Novák

Ministrja Donika Gërvalla-Schwarz priti sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, delegacionin hungarez të kryesuar nga presidentja e Hungarisë, Katalin Novák.Ministrja Gërvalla-Schwarz shoqërohej nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Hungari, Gjeneza Budima. Presidentja e Hungarisë, Katalin Novák zhvilloi takim me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Presidentja hungareze po ashtu vizitoi trupat …